Kreshnik Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me përmendjen e emrit të ish-Presidentit Ilir Meta nga Autoriteti i Dosjeve.
Sipas Spahiut, socialistët duhet ti kërkojnë falje popullit shqiptar që votuan 22 herë një spiun. Analisti paralajmëron se Shërbimet Inteligjente do të publikojnë gjëra më të mëdha se kjo e Metës.
“- Socialistët duhet ti kërkojnë falje popullit shqiptar që votuan 22 herë një spiun. Faji është i juaji, jo i spiunit.
– Një muaj para zgjedhjeve do të publikohen dosjet e spiunëve të Rusisë dhe Serbisë.
Por ketë radhë jo nga Autoritetet Shqiptare por Shërbimet Sekrete të vendeve anëtare të NATOS.
Kjo dosja e spiunit të vogël Ilir M*** është thërrime krahasuar me ato çfarë do të publikojnë Shërbimet Inteligjente.
– Duroni deri 2025. Ata i nxjerrin 1 ditë para zgjedhjeve,
Jo 1 ditë pasi bie nga pushteti. Ruajeni këtë mesazh.”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post