Tre ditë para zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, ku sipas tij policët po përdoren për të blerë votat në Shkodër.
Gjithashtu Meta ka përmendur dhe emra në Durrës, ku persona nga Partia Socialiste po tentojnë të vjedhin zgjedhjen.
Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur vagabond dhe lepur. Ai tha se nëse këto provohen që nuk janë të vërteta, do të largohet nga detyra.
“Nëse nuk janë të vërteta këto që publikova, hajde këtu në studio dhe unë largohem që sot. Eja kundërshto faktet nëse nuk janë të vërteta. More vagabond, ti fshihesh si lepur nga Ilir Meta”, – u shpreh Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post