Kreu i PL-së, Ilir Meta ka gjetur “armikun” kryesor të mirëqenies së shqiptarëve. Duke iu referuar raportit të “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, Meta thotë se armiku është korrupsioni.
Ai deklaron se kjo është edhe arsyeja pse cilësia e qeverisjes ka pësuar rënie dhe përkeqësim që nga viti 2016.
“Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.
Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.
“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.
Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!
Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund!”, shkruan kreu i PL-së në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post