Kreu i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta, ka uruar pelegrinët të cilët ditën e sotme janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit.
Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale foton me familjen e tij nga maja e Tomorrit, ndërsa i uron gjithë besimtarëve lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi e zemra të gëzuara.
“Abaz Aliu zu’ Tomorr. Erdhi afër nesh. Shqipëria s’mbet e gjorë. Se Zoti e desh. Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja!” shkruan Meta.
Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.
Besimtarët bektashinj kanë kryer rritet e shenjta. Janë falur dhe kanë ndezu qirinj tek varri Abaz Aliut, kanë bërë kurban një qengj dhe e kanë ndarë për bamirësi.
Diskutime rreth kësaj post