Në një konferencë për mediat, Presidenti i vendit Ilir Meta, është duke dhënë një konferencë është zotuar se do të jetë në zyrë deri më 24 Korrik, ashtu siç ka premtuar, duke u shprehur para gazetarëve, se Presidenca edhe pse ka qenë e rrethuar, ka rezistuar të jetë një kështjellë.
“Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë, edhe ka qenë. Kështjellë e rrethuar ka qenë. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse.
Përderisa ishin të vendosur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, të gjithë ata aktorë që unë kam thënë, qytetarët kanë marrë rrugët e Gjermanisë. Unë kam qenë i qartë që në 26 prill se çdo të ndodhë me këtë institucion”, u shpreh Meta.
Presidenti tregoi dhe përse nuk dha dorëheqjen një vit më parë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Ju do thoni pse nuk je larguar që në atë periudhë, por unë kam bërë një betim në Kushtetutë. Edhe betimi përfshin përmbushjen e mandatit. Zonjës apo zotit president të ardhshëm i uroj suksese, unë do të kem detyra të tjera”, u shpreh ai.
Një premtim e pati dhe për qytetarët dhe mbështetësit e tij, kur u shpreh se pas 24 Korrikut do jetë “Një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post