Presidenti Ilir Meta i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme të Hetimit të nisë verifikimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për ligjin e metrologjisë, i cili u rrëzua pak ditë më parë nga Kreu i Shtetit.
“Nisur nga niveli shumë i lartë i hapësirave që lejon ky ligj për praktika abuzive me dhënien e autorizimeve dhe ofrimit të shërbimit publik nga subjekte private, si President i Republikës, përmes kësaj shkrese i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë apo keqinformuar Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë rregullim ligjor në dëm të interesit publik, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë iniciuar, punuar, ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend dhe t`i hapë rrugën praktikave abuzive me pasurinë publike dhe të ardhurave të qytetarëve gjatë zbatimit në praktikë”, shprehet Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post