Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje për atë që pritet të ndodh në 8 dhjetor, ndërsa kërkoi sërish referendum për të mbrojtur Shqipërinë.
“Po kthehem aty ku është kryefjala e aktivitetit tim si President i Republikës deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë, përmes një dhjetori të dytë të demokracisë së drejtpërdrejt, referendumit. Populli me Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur në kushtetutë, referendumin në nenin 150. Pse në Republikën e Shqipërisë edhe pse populli vendosi me referendum nuk kemi asnjë referendum, pasi politika e ka bllokuar qëllimisht, sikur e ka urdhëruar kushtetuta. Ndaj edhe unë si President kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për të gjetur rrugën e dialogut dhe kësaj loje kukafshehti që po tmerron shqiptarët. Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki deri kur të kthejmë të drejtën për referendum, që të detyrojmë parlamentin të zbatojë këtë detyrim. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë, pasi kjo klasë politike është e pa shpresë, prandaj duhet ushtruar demokracia e drejtpërdrejt. Kështu që kjo është e vetmja rrugë demokratike që shpëton Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë me shqiptarë, se Shqipëri pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Klasa politike ka një degradim total dhe mban zero përgjegjësi, ka asgjësuar çdo lloj përfaqësimi politik. nuk ka votime, por vetëm komandime” tha ai.
Kreu i shtetit tha se epoka e partive përfundoi, do të nisë epoka e Referendumit. Meta theksoi se në datën 8 dhjetor do të zbulojë se cila do të jetë pyetja në referendum.
E gjitha kjo theksoi ai nuk bëhet vetëm për situatën konkrete, por për t’i dhënë popullit një të drejtë që sipas tij kjo klasë politike ua ka mohuar popullit deri më tani.
Një përgjigje pati edhe për kërkesën e re për Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij.
“Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur, me dele deputetët, presidenti nuk ka asnjë shqetësim i ka respektuar më shumë sesa duhet. Në 8 dhjetor të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë me flamur partie“./Opinion
Diskutime rreth kësaj post