Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar konferencë për shtyp në orën 12:00 ku pritet të publikojë fakte të reja në lidhje me atë që kjo forcë politike e konsideron skandal apo aferë të inceneratorëve.
Njoftimi:
“Në ora 12:00, Kryetari i Partise se Lirise, z.Ilir Meta konference per mediat.
Do publikohen FAKTE TE REJA per skandalin e Djegësave fiktive (inceneratoret).
Ftohen te gjithe gazetaret!
Partia e Lirisë ka publikuar denoncime në mënyrë të vazhdueshme për inceneratorët dhe ka dërguar dosje në SPAK.
Disa ditë më parë, ish-kryetarja Monika Kryemadhi publikoi disa dosje ku sipas saj, faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën e 30 milionë dollarëve.“-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post