Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook, ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.
Meta u shpreh se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.
Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet axhenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë, që sipas tij, as një pushtues nuk do guxonte ta bënte.
“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!
Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!
Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.
Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post