Analisti Frrok Çupi i konsideron zgjedhje të zgjuara lëvizjet e fundit të kryeministrit Rama në qeveri. Sipas Çupit, Rama përzgjodhi Bledi Çuçin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu paraprirë ‘gërr-mërret’ e Presidentit Meta.
“Që është zgjedhja më e mirë për Ramën- pa dyshim që është më e mira- ndryshe nuk do t’i kishte zgjedhur. Por a është më e mira për ne që flasim në gazeta apo nëpër kafe? Jo, nuk është. Por edhe zakoni ynë i keq nuk është gjë e mirë. Zakon i keq është të thuash ‘ah, të isha unë kryeministër…’do të bëja kështu.
Në demokraci është kryeministri që i zgjedh dhe mban përgjegjësi për ministrat. Veçse një gjë më bëhet sikur ka pasur parasysh Rama: Ka zgjedhur dy deputetë, ministra njëri aktual e tjetra ka qenë… për të mos ‘grirë ujë’ me Ilir Metën, i cili me zor pret të krijojë pengesa, gërr- mërr-e, prapambetje, ndal-në-vend. Do t’i kishte lënë të pa dekretuar, siç bëri me Sandrin… Ja kjo është.”, – shprehet Çupi për Fjala.
Diskutime rreth kësaj post