Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur të kalojë kohë me të rinjtë më Pezë pas përfundimit të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Ai shkruan se rinia është pjesa më vitale e këtij kombi, ndërsa shton se nuk ka angazhim më të rëndësishëm se të bëjmë diçka për ata që ndërtojmë të ardhmen e vendit në atdhe.
“Pas përfundimit me sukses të Konventës Kombëtare, kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot me të rinjtë e LRI-së në Pezë.
Rinia është pjesa më vitale e këtij kombi. Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe. Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post