Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.
Meta tha gjatë fjalës së tij se “Mona është yll, por ka pak probleme me kthjelltësinë dhe intonacionin” dhe “mesa duket është në presionin e kolegeve që mbajnë përgjegjësi për disa zhvillime në Partinë e Lirisë”.
“Mona është yll, ka pak probleme të kthjelltësisë dhe të intonacionit, por mesa duket është në presionin e kolegeve që mbajnë përgjegjësi për disa zhvillime në në Partinë e Lirisë.
Unë kam një pyetje për Monën time të dashur, për Lonën, për Endritin.
Si mundet që Ilir Meta ta marrë vesh që PL, që është target i Edi Ramës, krimit të organizuar dhe fëlliqësirave që s’duan një parti që thotë të vërtetën, të mos ketë roje nate dhe mos të ketë roje dite. Kush mban përgjegjësi për këtë?
Si mundet që kryetari paralajmëron për situatën që kërkohet eliminimi i opozitës dhe partia është pa roje prej 3 vitesh. Unë organizimin ia kisha lënë Endritit dhe Lonës”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post