Gazetari Frrok Çupi paralajmëron se SPAK do të godasë në nivelet e larta të politikës shqiptare. Madje ai ka treguar se presidenti Ilir Meta ‘po ikën nga trutë e kokës se nuk di ku të fshehë pasurinë’.
Çupi shprehet se projekti i SHBA-së për Shqipërinë është fatlumë, por nëse ai nuk realizohet do të kemi në krye dhe do t’iu lajmë këmbët përnatë këtyre politikanëve të korruptuar, fëmijëve të tyre, madje edhe maceve të tyre.
Deri më tani SPAK ka goditur në nivel kryebashkiakësh dhe zëvendësministri, a mund të kalohet në rang ministrash, ish-ministrash dhe akoma në nivele edhe më të larta?
SPAK është një strukturë e re e luftës kundër krimit shtetëror që i ka ngrënë jetën popullit. Kjo që ndodh tani këtu ka ndodhur edhe te kombe të tjerë të mirë: Në Gjermani pas rënies së Nazizimit me Gjyqin e Nurembergut; në Jugosllavi me Gjykatën Specoiale pas Milloshevicit; në Itani me Giovanni Falcone me gjyqin ‘Max Trial’, me Libinë pas Gadafit… Ka ardhur radha që të çlirohet kombi shqiptar, jo prej të huajve, por prej ‘ katalanjëve’ të vet. Ish presidenti dhe kryeministër, Berisha, kreu krim edhe kundër fëmijëve të vet, i zhyti në vjedhje për interes të pasurimit të tij. Ilir Meta, president ka ‘ikur nga trutë e kokës’ se nuk di ku të fshehë pasurinë. Shqipëria do të çlirohet. Projekti i Shteteve të Bashkuara është fatlum për jetën e vendit. Nëse këta tanët do ta rrëzojnë përdhe Amerikën, atëherë këta do t’ i kemi në krye aq sa të kemi jetë dhe do tu lajmë këmbët përnatë, këtyre dhe fëmijëve dhe maceve të tyre. Ndryshe pas pak do t’i shikojmë në dorë të Drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post