Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse sipas tij, kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota.
I ftuar në emisionin “Frontline” nga gazetarja Marsela Karapanço, në News24, Kreu i Shtetit tha se nëse fiton Rama, më 26 prill jep dorëheqjen dhe kalon në opozitë.
“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë.
Ama nëse preket një votë e lirë e shqiptarëve, këtu historia mbaron. Nuk më intereson fare, unë besoj te vota e lirë dhe demokracia. Kam qenë student i dhjetorit dhe kam dalë në një protestë e rrezik të madh, nuk e dinim cfarë do të ndodhte me mua e të tjerë. Mendonim ku do na cojnë, në Spac e diku tjetër, kur na futën në furgon. Ramiz Alia ishte një njeri që i thirri mendjes dhe nuk e pati mbylljen aq të keqe.
Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shteti”, u shpreh Kreu i Shtetit me tone të ashpra.
Diskutime rreth kësaj post