Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka komentuar marrëdhënien brenda koalicionit PS-LSI.
Në optikën analitike të tij, Haxhiu tha se marrëdhënia Meta-Rama në 2 vitet e fundit nuk ka qenë e pëlqyeshme, dhe kjo sipas tij ka ardhur nga provokimet e LSI-së.
“E gjithë kjo zënie dhe ky diskurs ka qenë i pashpirt e i pavlerë, kryesisht nga ana e LSI-së”, tha Haxhiu, i cili i pyetur nga Blendi Fevziu nëse ka qenë Meta dhe LSI që e kanë nxitur krizën, shtoi:
“Ta them troç?! E ka provokuar LSI-ja, pasi gjërat sqarohen në tryezë dhe jo publik.
Aq më tepër nëse ka diskurs mes dy partive duhet me pas kurajo për të dal nga qeveria.”
Ai po ashtu ritha se pavarësisht kësaj situate, PS-LSI do të jenë së bashku edhe në këto zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post