Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e cila kandidon e 13-ta në listën e PS në Tiranë më 25 prill, u shpreh sot në një intervistë për Report Tv se Presidenti Meta, ajo thotë se ka zhveshur kostumin e presidentit duke dalë në fushatë në shërbim të partisë e tij. Sipas saj Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha janë kundër Reformës në Drejtësi.
“Meta e ka hequr kostumin presidencial prej kohësh e ka vënë dorezat e boksit e ka hyrë në ring. Po i shërben partisë së tij. Sjellja e tij turpëruese e dënueshme nga ligji. Ai nënkupton që është një subjekt i drejtësisë së re për të gjitha zullumet që ka bërë në detyrën e presidentit. Meta Basha dhe Kryemadhi, Berisha janë kundër reformës në drejtësi madje kanë deklaruar se ditën që do vijnë në pushtet do ta zhbëjnë reformën në drejtësi. Korrupsioni në fushën e drejtësisë ka penguar ecjen përpara.
Ilir Meta është bërë agresiv. E gjitha tregon se kanë frikë dhe janë të humbur në këtë betejë. Janë shumë të vegjël dhe kjo i zvogëlon gjithmonë në atë që bëjnë. Ligjin zgjedhor se garanton as Meta dhe askush tjetër. Ky lloj tensioni është bërë për të krijuar idenë se kanë mbështetje dhe do të vijnë në pushte por kjo s’është e vërtetë. Unë për vete jam e qartë që s’ka arsye për t’i besuar dhe as për t’i marrë në konsideratë”, – nënvizoi Felaj.
Diskutime rreth kësaj post