E ndërsa për problemet e brendshme nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, për afganët edhe opozita ishte në unison me qeverinë. Analisti Ilir Demalia tha se kjo opozitë ka bërë të njëjtën gjë përpara.
Ai tha se nuk është kundër ardhjes së afganëve, por duhet të ketë tranpsarencë. Sipas tij forcimi i pushtetit të kryeministrit Rama do t’i kthehet në bomerang pasi përfundimi do të jetë shumë i keq.
Deklarata e Demalias:
“Po pse në opozitë mos janë burra më të mirë? Mendoni se opozita mendon për Shqipërinë? Kjo opozitë ka bërë të njëjtën gjë përpara. Nuk jam kundër se ata janë njerëz dhe humaniteti duhet të na bashkojë por problemi është se nuk kemi transparencë. Nuk kemi shifra dhe asgjë dhe thotë hajde që të forcojë pushtetin Edi Rama. Do ti kthehet në bomerang edhe Edi Ramës kjo nesër. Të gjitha këto që po ndodhin në Lindjen e Mesme me këto regjime që kanë qenë totalistare ose janë autoritariste sot, që janë të zhytyra nga korrupsioni, krimi dhe lidhjet me krimin, përfundimi do të jetë shumë i keq”, tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post