Analisti Ilir Demalia ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij Rama do të ikë duke gërryer dhe shkatërruar vetëveten me zullumet e tij.
“Janë errësuar nga pasuritë e banditizmit dhe hajdutllëkut. Gjendja vetëm do rëndohet dhe e keqja është se nuk ka një fuqi as opozitare, as shoqëri civile ti thotë stop kësaj tragjedie. Tragjedia nuk është se gjendja është kjo, tragjedia është që nuk ka një forcë që ti thotë ndal kësaj gjendje. Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë i qetë, do të degradojë dhe do të vijë një ditë që do të rrëzohet vetë”, tha Demalia për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post