Shefi i shtabit të PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, zbuloi sot detaje nga plani ambicioz i PD-së për mandatin e saj të tretë, ‘Shqipëria 2030’.
Beqja foli në emisionin ‘Breaking’ për disa fusha ku do përqendrohet ky plan, duke filluar nga turizmi e deri te bujqësia.
“Bujqësia ka hyrë në një trend të qëndrueshëm pozitiv. Të gjitha përpjekjet e bëra në 2 mandatet tona, me lehtësira fiskale etj po japin këto rezultate të dukshme. Duhet të kemi më shumë fokus në zinxhirin e prodhimit. Jemi me synimin që në vitin 2022 të kemi rrugë komunikimi më të mëdha duke pasur parasysh zhvillimet në rrugët ajrore e detare që do kemi.
Shërbimet në Shqipëri ngelen prioritare. Pandemia tregoi se zgjedhjet tona treguan se ishin të duhurat, duke parë që iu përgjigjëm pandemisë me punët online në një mënyrë shumë të shpejtë,” – tha Beqja.
Diskutime rreth kësaj post