Ilir Babaramo ka bërë një shkrim për djegien e “Notre Dame”. Dhe, ashtu si gjithë gazetarët pranë opozitës, edhe në këtë rast, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Por jo vetëm kaq, ai ka sulmuar ashpër edhe Ermal Mamaqin, të cilin e konsideron si një palaço personal të Ramës, por dhe Elvana Gjatën, për të cilën thotë se është një mantenutë e parave të kokainës.
“Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të ‘shoqërisë së lartë shqiptare’ ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenutë të parave të kokainës.
Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti.
Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin.
Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i ‘lolos së mbretit’ dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.
Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë.
Dhe s’kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post