Ish-deputetja Nora Malaj, gjatë një intërvite televizive, ka folur lidhur me lajmet e rreme që kanë qarkulluar në media, se ajo ishte larguar nga LSI dhe i ishte bashkuar Partisë Socialiste, për të janë janë “pseudo-sulme” të qëllimshme, ndaj ajo ka vendosur që të ndjekë rrugën gjyqësore.
Gjithashtu, Malaj ka thënë se lajmet për largimin e saj nga LSI, janë të pavërteta dhe synojnë t’i ulin personalitetin.
Megjithatë, ish-ministrja nuk e ka ende një listë të mediave, por ia ka kërkuar gazetares që t’ia dërgonte artikujt.
“Lajmi që më thatë është FAKE NEWS. Për herë të parë nga këto lajme dua të marr ca para, do ta çoj në gjyq, për faktet e padrejta, në këto që quhen pseudo-sulme që nuk kanë ndonjë vlerë, por që qëndrojnë ende në ca gjëra të pavërteta dhe të ulin personalitetin. Të lutem Ester, më dërgo këto portale që kanë nxjerr këto lajme për mua, se do t`i hedh në gjyq”, u shpreh Nora Malaj.
Diskutime rreth kësaj post