E gjithë shtëpia ra “pre” e misionit që Vëllai i Madh u dha të dënuarve.
Ata arritën të bindnin banorët që Bledi do largohej nga shtëpia, pasi nuk po e përballonte dot qëndrimin në burg dhe se ishte prekur nga një fjalë e Luizit, që kishte thënë për të se është burgaxhi dhe plak.
Qetsori po mbante “lojën” dhe bërtiste në oborr “Iku Bledi”, ndërsa brohoritjes së tij iu bashkua edhe Luizi.
Ky i fundit i kërkoi llogari Kristit, Deas dhe Qetsorit se përse ata dolën nga qelia.Këta të fundit u shprehën se Bledi kërkoi të dalë nga shtëpia dhe e ndërprenë dënimin.
Sipas Luizit, ata nuk duhet të dilnin sepse janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe se duhet të kthehen sërish në burg.
Diskutime rreth kësaj post