Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Ndrenika sot feston ditëlindjen. Artisti mbush sot 81 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegt e familjarët.
Teatri Kombëtar nëpërmjet rrjeteve sociale uroi sot “Artistin e Popullit” të ketë shëndet, mbarësi e jetë të gjatë.
Ndrenika ka dhuruar një trashëgimi të pasur teatrore dhe kinematografike, duke intrepretuar në role të larmishme, tragjike e komike. Karakteret e realizuara me mjeshtëri nga Ndrenika kanë bërë që jo vetëm rolet, por edhe filmat të bëhen të pavdekshëm.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post