Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për protestën e madhe kombëtare që PD ka vendosur të mbajë në 12 Nëntor.
Gjatë një interviste, Noka deklaroi se 12 Nëntori do të jetë një mesazh i qartë për bandën në pushtet.
“Shqiptarët sot janë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të shkelur, të varfëruar. Janë të uzurpuar nga mafia në pushtet.
Shqipëria po shpopullohet sepse misioni i kësaj qeveria është ‘vidh, shkelmo, blej, dhuno’. Shqiptarët, ka ardhur një moment t’i thonë ‘STOP’ kësaj batërdie.
12 nëntori do të jetë mesazh i qartë për bandën në pushtet, ‘ikni, lironi rrugë se fundi ju pret”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post