Gjatë zhvillimit të operacionit në Himarë nga ana e IKMT për prishjen e dy objekteve në kuadër të projektit të qeverisë për ndërtimin e shëtitores së Himarës, disa qytetarë kanë reaguar kundrejt punonjësve të IKMT duke i goditur.
Në një deklaratë për mediat, IKMT sqaron se është në këtë aksion pas një V.K.M të datës 9.12.2015 që parashikon prishjen e dy objekteve si dhe dëmshpërblimin e tyre. IKMT ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç parashikon ligji, duke lajmëruar pronarët e këtyre objekteve sipas afateve të parashikuara për prishjen e objekteve.
Problemet dhe pretendimet e ngritura nga qytetarët, lidhur me dëmshpërblimet, nuk janë në kompetencën e IKMT.
Punonjësit e IKMT janë në krye të detyrës dhe janë duke zbatuar urdhërat, prandaj lutemi qytetarëve që nëse kanë pretendime, apo ankesa, të ndjekin rrugët ligjore.
Diskutime rreth kësaj post