Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Durrës në shtëpinë e ish-deputetes socialiste Esmeralda Shkjau.
Kjo pasi ish-deputetja ka ndërtuar një shtesë në katin e 6-të të Pallatit me gjasa pa leje.
Ndërsa “Shuplaka” mëson se dy kate më poshtë ndodhet dhe banesa ku ajo jeton së bashku me familjen e saj.
Ekspertët e IKMT-së do të bëjnë verifikimet e rastit dhe do të vendoset nëse do të prishet apo jo objekti.
Ndërtimi ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit, ndërsa nga momenti në moment pritet të dalin detaje të reja.
Nuk dihet as reagimi i ish-deputetes dhe nëse ajo do të ketë një koment në lidhje me situatën.
Diskutime rreth kësaj post