Enkelejd Alibeaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama për sulmin e zhvilluar ditën e sotme në ‘Prestige Resort”.
Alibeaj thotë se ndërhyrja e IKMT në resortin “Prestige Restort” kërkon transparencë të plotë dhe të qartë për arsyet si dhe për momentin kur në të ndodheshin ende pushues.
Reagimi:
Ndërhyrja e IKMT në resortin “Prestige Restort” është një ngjarje që kërkon transparencë të plotë dhe të qartë për arsyet si dhe për momentin kur në të ndodheshin ende pushues.
Zbardhja e motiveve të vërteta të këtij akti të qeverisë qartëson dhe arsyet e vërteta të kësaj ndërhyrjeje, përsa kohë pronari i resortit është dhe drejtuesi i një prej mediave më të mëdha në Shqipëri. Pikërisht kjo mund të jetë dhe zanafilla e vërtetë e sulmit ndaj pronës në këmbim të ndryshimit të linjës editoriale të medias Neës 24 dhe Panorama.
Edi Rama është tashmë i njohur botërisht si dhunues i fjalës së lirë dhe gazetarëve. Kjo e sotmja është vetëm një akt më shumë në vazhdën e presionit dhe sulmeve të këtyre 9 viteve ndaj medias së lirë dhe gazetarëve.
Ne dënojmë ashpër këto sulme dhe i bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga aktet që cënojne lirinë e medias në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post