Banorët e Kukësit po mbajnë gjithnjë e më pak bagëti, për shkak të largimit të të rinjve dhe rritjes së kostove, Zylfi Syli 68-vjeç, banues i Morinë, thotë se banorët i kanë grumbulluar lopët dhe i ruajnë me radhë.
“15 copë janë. Nuk I kullotë çdo ditë, Unë dy ditë, Tjetri një ditë. Ka mbaru ky popull. Nesër duhet me shku me marrë barin. Ku ti marrë paret me 140 mijë lekë. E marrë në fushë. E blej barin tim me lekë. 10 mijë lekë korrja.5 mijë me e bo tek e 30 mijë me dërgu në shtëpi. Cafare mbetet. Shteti nuk me ndihmon”.
Syli thotë se më herët Morini kishte dyfishin e lopëve, por si në zonat tjera të Kukësit, mungesa e çobanëve, interesi i vogël i të rinjëve për blegtorinë, por edhe kostot e shtuara, kanë dhënë efektin e tyre.
“Nuk kemi interes për lopët. Sepse lopët duan çobanin. Nuk kemi interes. Qumështin nuk ke ku me shit. Blegtoria ka rënë poshtë. Barin tim e blejë në fushë. Katastrofë edhe nafta. Duhet me ikë prej këtu. Në Morinë janë 15 copë bagëti. Në Përzhite si I themi ne janë shumë shumë 8-9 copë të lëna shkretë. Në Nreqe ka 20 copë. E qesin shkrete në fushë. Ka shumë pak. Më përpara ka patur shumë. Vetëm unë kam patur 30 lopë që I mbarështofsha ndërsa sot nuk ka”,– tha aui.
Në Morinë, kanë mbetur rreth 200 familje, ndërsa të tjerët janë shpërngulur, kryesisht për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Ata që kanë mbetur aty thonë se perspektiva për të jetuar në fshat mbetet e vakët.
“Ka ikur krejt. Kur të ike tjetri, unë të shoh ty. Pa ujë nuk jetohet këtu. Pika ujit nuk ka. Jetesa me 30 kile ujë nuk është. Duhet ujë me shumicë”,– vijoi ai.
Diskutime rreth kësaj post