Pas ditëve të nxehta me zagushi, rikthehen reshjet e shiut ne të gjithë vendin. “Sherbimi Meteorologjik” informon se ditët në vijim pritet të karakterizohen nga era e fortë dhe mot ii vranët me rreshje gati në të gjithë vendin.
Dita e enjte parashikohet me vranësira i të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.
Njoftimi i plotë nga Shërbimi Meteorologjik:
“Tashmë kanë hyrë në qarkullim masat ajrore të paqendrueshme me kontraste të forta termike.
Për rrjedhojë ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër. Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11º deri 23ºC
zonat e ulëta 13º deri 26ºC
zonat bregdetare 16 º deri 26ºC
Diskutime rreth kësaj post