Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të ftuar ishin personazhet më të spikatur të vitit 2018. Mes tyre ishte edhe ish-ministrja Majlinda Bregu, e cila këtë vit ka pasur shumë angazhime të rëndësishme për jetën e saj. Gjatë bisedës ajo tregoi për vështirësitë e profesionit dhe rrugën që i është dashur të ndjekë për të arritur deri këtu ku është. Majlinda u shpreh se pengu më i madh i jetës së saj lidhet me mëmësinë dhe kohën e shkurtër që ka kaluar me fëmijët e saj.
”Ka patur momente të vështira pa fund, që janë momente që ti nuk ke mundësinë dhe kohën që të angazhohesh në hallet e tua personale. Unë nuk harroj dot kurrë që të heq ndjenjën e fajit që kam me veten, që im bir lindi, u rrit dhe unë nuk kam pasur kohë. Edhe tani unë do të largohem, ai do të jetë këtu se është viti shkollor. Pastaj nuk e di, do kordinohemi. Për këdo që ka fëmijë e kupton shumë mirë këtë. Ikim dy ditë dhe e kemi kokën pas tek fëmija, ndaj nuk është e lehtë. Megjithatë është një sakrificë që e kalojnë të gjitha gratë. Edhe unë si Klodi në vitin 1997 isha shtatzënë me vajzën në Itali, kur po bëja një reportazh për vajzat e trafikuara. Ishte kohë e vështirë”,- u shpreh Majlinda.
Diskutime rreth kësaj post