Opozita mori një vendim rrufe për t’ju përgjigjur planifikimit të bërë nga maxhoranca për të mbajtur një seancë plenare gjatë pasdites së sotme.
Mësohet se kryeministri Rama edhe këtë herë është shmangur, duke shkuar për vizitë në një tjetër qytet.
Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet të zhvillojë edhe një takim me qytetarët.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi takimin si antimitingun e radhës së kryeministrit, i cili fshihet dhe largohet nga Tirana dhe zyra e tij sa herë ka protesta.
Diskutime rreth kësaj post