Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka treguar për fillimet e vështira të saj dhe të familjes në Angli. Edhe bashkëshorti i Miss-it Ergysi, ka mbërritur në Britaninë Madhe me kamion, në mënyrë ilegale.
Mirëpo, gjatë intervistës në “Top Arena”, ish-banorja zbuloi se si Ergysi (bashkëshorti), edhe këngëtari Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.
“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.
“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”– u përgjigj Françeska, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vazhdueshme në “BBV”.
Kujtojmë se tashmë Sara dhe Françeska janë kolege, pasi ndodhen në jurinë e ‘She’s on top’.
Diskutime rreth kësaj post