Blerina Doracaj, Kryeregjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është shkarkuar nga detyra, 2 muaj pas emërimit. Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë u publikua sot njoftimi për vendin vakant dhe menjëherë është bërë zëvendësimi.
Në vend të saj është emëruar sot Elion Semanaj.
Elion Semanaj ka mbajtur edhe postin e Drejtorit Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Jetëshkrimi i shkurtër i Elion Semanaj:
Elion Semanaj lindi më 1 mars, 1977. Është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega juridik, në Universitetin e Tiranës. Z. Semanaj ka një eksperiencë të gjatë në punë si jurist. Ai ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës, për të vazhduar më tej, në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit.
Z. Semanaj ka kryer funksionin si avokat ku ka përfaqësuar dhe mbrojtur në gjyq persona fizikë dhe juridikë apo konsulenca ligjore në fushën penale, civile, tregtare administrative, në hartim të kontratave dhe marrëveshjeve etj.
Nga muaji shtator i vitit 2013 e në vijim, z. Semanaj ka kryer detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Diskutime rreth kësaj post