Kryeministri Edi Rama ishte në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në ish-Kënetë. Ndërkohë që po zhvillonte një bisedë të qetë me banorët, Rama është kapur më një zonjë e cila si duket ka kritikua ashpër kryeministrin.
Rama e cilësuar atë si provokatore dhe ka kërkuar ta largojnë nga takimi.
“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që iu a kanë mësuar nga televizori juve shkoni dhe thuajini në televizor”, iu drejtua Rama banores. /albeu
Diskutime rreth kësaj post