Ija është me gjasa një nga gjyshet më të famshme në Shqipëri falë postimeve të nipit të saj të njohur Bes Kallaku. Ky i fundit ka publikuar një sërë fotosh dhe videosh të gjyshes së tij, për të cilën flet gjithmonë me dashuri pa harruar të tregojë se ajo e ka rritur.
E nisur nga kjo Ija e Besit është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjete sociale dhe gjyshja më “cool”. Dhe ditën e djeshme gjyshja më ‘cool’ ka festuar 80 vjetorin e lindjes.
Në një video të postuar në Instastory nga Besi shohim se si Ija feston ditëlindjen mes njërëzve të afërm të saj.
Por më e veçanta e mbrëmjes ishte torta e saj. Torta ishte në formën e tokës e cila ishte mbjellur me perime duke kujtuar lidhjen e veçantë që ka Ija me fshatin.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post