Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Lushnjes. Ai u shpreh se Rama varfëroi shqiptarët dhe se 450 mijë qytetarë në 4 vite kanë emigruar.
Gjatë fjalës tij ai u shpreh se në 25 prill, kryeministri Edi Rama do të shkojë në shtëpi sepse është lodhur 23 vite në pushtet.
“Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet”, – ka theksuar ai.
Më tej ai tha se programi i PDIU-së ka në fokus bujqësinë, uljen e taksave si edhe nxitjen e prodhimeve vendas.
“Sot çdo shqiptar, ju e shihni edhe këtu në Lushnje, ka probleme shumë të mëdha të varfërisë. Sot 60% e shqiptarëve jetojnë me 4 USD në ditë. Ne jemi në këtë aleancë për të gjithë ata burra e gra që nuk e dinë si do ta shtyjnë të nesërmen. Për të gjithë ata djem të cilët duan që pas 25 prillit të jetojnë në Shqipëri dhe të mos u japim si mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Jemi bashkuar për ata pensionistë që marrin pension qesharak dhe nuk iu del për të paguar dritat, ujin dhe ilaçet. Ne nuk kemi pasur asnjëherë një shtet që të funksionojë. Jemi në krizë shumë të madhe ekonomike, sociale, politike, por edhe demografike. Janë 450 mijë shqiptarë që kanë ikur vetëm në 4 vitet e fundit nga mungesa e shpresës, ndërkohë që ky kryeministër do t’i zëvendësojë me punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani. Ne jemi në një aleancë të madhe të të gjithë shqiptarëve, kundër një njeriu të vetëm i cili sot i ka kapur të gjithë pushtet në një dorë dhe të gjithë ekonominë për 5 shokët, miqtë, klientët e tij”, – u shpreh Idrizi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post