Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duhet të përfaqësohet me një ministër në kabinetin Rama. Kështu është për Vizion Plus, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë një interviste dhënë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt. Idrizi ka theksuar se posti i ministrit i takon kësaj partie, e cila është forcë e katërt parlamentare.
Sipas tij, ky propozim ka qenë pjesë e marrëveshjes me Edi Ramën, marrëveshje që Idrizi e cilëson “të dizenjuar”, por jo të nënshkruar. Kryetari i PDIU u shpreh se gjithsesi, partia e tij nuk do të presë cfarë do të japë Rama, por do të vijojë rolin e saj në Kuvend. Idrizi vuri në dukje se në performancën e qeverisë ka një diferencë të madhe, mes asaj që është premtuar dhe asaj që është sot realitet.
Kreu i partisë së camëve, konfirmoi se tentoi para zgjedhjeve të 2013-ës, të krijojë një pol të tretë me Metën, për tu “ruajtur” nga ndonjë marrëveshje PS-PD. Lidhur me reformën në drejtësu, Idrizi tha se edhe partia që ai drejton ka paraqitur disa propozime, të cilat u janë bashkangjitur sugjerimeve të maxhorancës. Duke shpjeguar këto sugjerime, Idrizi tha se njëri prej tyre ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit. Nëse zgjedhja e kreut të shtetit dështon të arrihet në 2 raundet e para me konsensus, atëherë ai të zgjidhet nga populli. Një tjetër sugjerim i PDIU, lidhet me emigrantët, të cilët sipas Idrizit, duhet të kenë zonat e veta zgjedhore, pra edhe deputetë të vetët në parlamentin shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post