Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ndërsa ka analizuar zgjedhjet lokale të 14 majit, ka theksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë’, mund të kiste patur një tjetër rezultat në Tiranë, nëse do të kishte kandiduar mjekun Ilir Alimehmeti.
I ftuar në Neës 24, Idrizi tha se BF duhet të kishte nxjerrë si kandidat për Tiranën, Ilir Alimehmeti, pasi ai mund të prekte pjesën gri të elektoratit që nuk doli në zgjedhje.
“Mënyra si u zhvillua fushata do na çonte drejt kësaj mospjesëmarrjeje. Gjuha e kryeministrit, për të stigamtizuar opozitën, donte të mobilizonte të vetët por në këtë grackë ra opozita.
Ata që duhet të bëjnë ndryshimin, pra zona gri nuk votoi fare. Fushata u zhvillua e tillë që të dy palët iu drejtuan vetëm militantëve.
Raporti i OSBE flet për ndërhyrjen e shtetit dhe blerjen e votës.
Duhet reflektim i thellë. Surprizë ishin Shkodra e Himara.
Sa i përket Tiranës, do dëshiroja kandidat të ishte Alimehmeti se mund të mobilizonte një pjesë tjetër të PD. Kishte një background të mirë jo një militant i PD, kishte bërë një PR të mirë gjatë pandemisë, na çonte përtej PD-së. Sa për militantët është më e madhe dhe e organizuar PS.
PD duhet të kuptonte që duhet të dilte përtej vetes me një kandidat që e çonte përtej militantizmit, që e çonte në zonën gri. Ai mund të katalizonte më mirë zonën gri. Dy kandidatë kryesorë i drejtoheshin më shumë njëri tjetrin, nuk pashë një projekt për Tiranën, një metropol, Tirana nuk është vetëm një konvikt dhe zona rezidencale”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post