Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka përkujtuar sot të gjithë ata shqiptarë të Çamërisë që humbën jetën gjatë masakrave të shovinistëve grekë.
Në vitin 1944 kur çamët u dëbuan nga trojet e tyre dhe u drejtuan drejt Shqipërisë, humbën jetën mijëra pleq e fëmijë emrat e të cilëve janë shënuar sot në memorialin më simbolik të gjenocidit, në Varrezat Monumentale të Kllogjerit në Sarandë, aty ku edhe u mbajt ky takim përkujtimor.
Në fjalën e tij, kryetari i PDIU‐së, Shpëtim Idrizi, nuk mund të shmangte edhe aktualitetin politik në Kosovë, duke paralelizuar përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë në mbrojtje të identitetit dhe kauzës kombëtare.
“Çështja kombëtare dhe politika e jashtme nuk është as shaka dhe as e qeverive apo kryeministrave po është e shtetit dhe nuk ndërron … Neve 12 vjet më parë kur bëhej Censusi, na thonin është fobi, që duan të nxjerr 300 mijë… Po tani ja ku e ke Bejlerin , me Kaukaz e me Helenizim; i akuzuar se i ka duart me gjak.
Albin, Kosova u bë e pavarur sepse kishte gjithë kombin me vete, kishte Amerikën, UÇK-n. Ata komandantët që i përbaltët pa fund mbahen aty dhe si mekanizëm për të lehtësuar atë që po ndodh në Kosovë, se duke përbaltur ata, përbaltet drejtësinë e luftës së UÇK-së.
A ka të drejtë Albini për godinat për sulmet e orkestruara të Beogradit ka 100 përqind të drejtë po dhe ne Çamët kemi 200 përqind të drejtë po kjo nuk mjafton – duhet kohezion i Brendshëm dhe mbështetje nga SHBA E BE”, theksoi në fjalën e tij Idrizi.
Kohezioni dhe dialogu mes vetë shqiptarërve është zgjidhja sipas Idrizit.
“Kryeministri i Kosovës për çështje me rëndësi të te sovranitetit dhe integritetit të Kosovës e që janë më të mëdha e më të rëndësishme se supet e tij , duhet në radhë të parë të dialogojë, të krijojë kohezion me forcat politike të Kosovës të takohet me homologët e vet të partive politike .
Albin Kurti duhet të konsultohet me Kryeministrin e Shqipërisë. Parlamnetet tona, komisionet e jashtme dhe të sigurisë duhet të flasin me një zë. Ndryshe pa kohezion e dialog midis nesh –
dhe duke vënë në pikëpyetje qoftë dhe vetëm për një moment raportet me SHBA DHE BE, ne i bëjmë një dëm të madh çështjes kombëtare Shqiptare. Kostot do t’i paguajnë të gjithë shqiptarët kudo. Edhe Çamëria kur të behet Çështje Kombëtare do të triumfojë. Ne duhet ta mbajmë gjallë.
Çamëve u duhet kohezion midis vete – kohezion me politikën shqiptare që është ende larg detyrimit të vet për Camërinë dhe sigurisht me lobim ndërkombëtar.
Por këto mos i prisni vetëm nga mua dhe PDIU, por si angazhim i të tërëve”, tha në fjalën e tij Shpëtim Idrizi.
Nga Varrezat Monumentale të Kllogjerit, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, përsëriti sërish thirrjen se në emër të gjenocidit dhe atyre viktimave të bërë kurban në emër të politikës së dikurshme greke, kërkohet ende pas 79 vitesh një falje publike dhe nëse vërtetë jemi fqinj të mirë Ligji i Luftës nuk ka vend mes nesh.
Diskutime rreth kësaj post