Sulmuesi është 24-vjeçari çek David Kozak. I riu me origjinë çeke ka qëlluar me pushkë brenda Fakultetit të Arteve. Në Telegram ai shkroi se donte të bënte një masakër në një shkollë.
Këtë e ka bërë të ditur policia e Republikës Çeke, duke shtuar se të paktën 11 persona kanë humbur jetën përfshirë dhe sulumuesin si dhe 30 të tjerë janë lënduar.
Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Qytetarët “ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.
Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit . Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa , të barrikadoheshin duke përdorur mobilje dhe objekte dhe të fiknin dritat.
Sulmuesi ka qenë në katin e katërt të pallatit dhe ka përdorur një pushkë me tytë të gjatë. Të shtëna të tjera u raportuan në Fakultetin e Artit, gjithashtu në qendër të qytetit. Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale , personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.
Diskutime rreth kësaj post