Juristi Idajet Beqiri, tha se Shqipëria është pa kryetar shteti duke iu referuar presidentit Meta, ndërsa theksoi se populli nuk i beson më këtij të fundit. Sipas Beqirit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e fal Metën, sidomos pas deklaratave që ka bërë së fundmi dhe qëndrimit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Shqipëria “de facto” është pa kryetarin e shtetit. Ai nuk e ushtron më unitetin e popullit, sepse populli nuk i beson më. Edhe në raport me ndërkombëtarët,ai nuk mund të jetë më kryetar i shtetit sepse e ka çuar aq larg veten e vet me deklarimet që ka bërë, me qëndrimet që ka mbajtur, me diskursin e tij, ka shkuar në një pikë ku vihet në pikëpyetje nga vendet e tjera me të cilat ka marrdhënie Shqipëria. Nëse në Shqipëri këto 30 vjet punët kanë shkuar “lumë e për lumë”, duhet ta themi që kemi çaluar nga ligji themelor i shtetit.
Nuk kemi respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund ta falë Metën, si kryetar shteti me deklaratat që ka bërë, sidomos para zgjedhjeve dhe ajo që nuk mund të rikuperohet më, është qëndrimi që mbajti ndaj ambasadës amerikane dhe ambasadores Yuri Kim”, tha Beqiri i ftuar në Shqip.
Diskutime rreth kësaj post