Avokati Idajet Beqiri mbështet propozimin e ish-Presidentit Bujar Nishanit për vetting në politik, madje ai e konsideron atë të vonuar.
Beqiri shtoi se do të ishte në nderin e Kuvendit të ri në shtator që në punën e tij të ketë krijimin e projektligjit të parë për vettingun në politikë. Vettingu në politikë u propozua dje nga Bujar Nishani, por për avokatin Beqiri kjo nuk ka pse e gëzon shumë atë pasi ai do të ishte në 10-shen e parë që do të kalonte në sitën e vettingut.
Avokati tha se në ligj duhet të përcaktohet qartë se kush do të jetë objekt i tij, kryeministra e ministra por edhe ata që kanë qenë më parë, ndërsa shtoi se ata që preken nga vettingu duhet të çohen në gjykatë dhe të ketë dënime për to.
Deklarata e Beqirit:
“Nëse bëhet vettingu në politik tek 10-shja e parë do kapi edhe vetë Nishanin pasi në shumë aspekte. Parimisht janë plotësisht dakord për vetting në politikë dhe më duket e drejtë një gjë e tillë. Ka ardhur momenti që grupet parlamentare të bëjnë propozime konkrete dhe të hartojnë ligje për vettingun në politikë. Duhet të përcaktohet saktë se kush do të jetë objekt i këtij ligji, kryeministra e ish kryeministra, ministra e ish ministra, drejtorë të instituteve të larta. Kur të ndërtohet ky ligj dhe më pas t’i drejtohen gjykatave që të vendos vulën për çfarë ka bërë. Mendoj se ka ardhur momenti dhe një gjë e tillë duhet bërë. Për këtë legjislaturë të re do të ishte në nderin e saj që projektiligji i parë që duhet të hartoje të jetë vettingu në politikë”, tha Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post