Ibsen Elezi, gjatë një interviste televizive për Abc, ka deklaruar që dëshiron një debat me Sali Berishën, për kreun e Partisë Demokratike, gjithashtu, Elezi është shprehur që nuk po e fton Berishën për debat, por për të mbajtur premtim që Berisha ka bërë që do kishte primare në zgjedhjet e kryetarit.
Elezi: “Nuk dëgjon Sali Berisha për të ardhur në debat”.
Pyetje: E keni ftuar zotin Berisha në debat?
Elezi: “E kam bërë kërkesën edhe me shkresë zyrtare. Nuk e kam ftuar por i kam thënë të mbaj premtimin për të bërë primare dhe të mos gënjejë demokratët. Debati është detyrim në demokraci … Berishës i them hajde në debat dhe tregoju demokratëve dhe shqiptarëve që je më i zoti se unë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post