Anëtari i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi tha në një intervistë televizive se PD ka frikë të bëjë protesta sepse ka abuzuar me to.
“Nëse Partia Demokratike ka mbetur te Sali Berisha që po s’doli Sali Berisha të paraqesë fakte mbaroi parlamenti, atëherë Sali Berisha e ka kthyer partinë në inekzistente,” – u shpreh Elezi.
Sipas tij faktet që zotëron Berisha mund t’ia japë kujtdo deputeti për t’u ballafaquar në parlament duke qenë se ai vetë është i përjashtuar.
“Ajo çfarë opozita ka humbur me veprimtarinë e saj politike është mjeti më i fortë. Në raste të tilla ka reagim popullor, kur një kryeministër implikohet dhe reagimin popullor opozita e ka shumë të vështirë për ta realizuar për shkak të humbjes së besueshmërisë,” – tha Elezi.
Diskutime rreth kësaj post