Largimi i Flamur Nokës nga Kukësi dhe kandidimi i tij në Tiranë, për ish-kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezin është se ai preu në besë kuksianët dhe kjo ndodhi që në zgjedhjet e 2015 dhe më pas në protestën e tyre për traun në rrugën e Kombit. Elezi tha se Noka u bë pjesë e rrjetit që katakulptim të njerëzve që nuk e meritonin postin në PD apo poste drejtuese.
“Që nga momenti i zgjedhjeve të 2015, reputacioni i Nokës është vënë në diskutim në Kukës, për shkak se hyri dhe ai në labirintin e katakulptimeve të njerëzve që nuk e meritonin dhe nuk mbajti një qëndrim asnjë dinjitoz. Për shembull ish kryetarin e bashkisës Kukës në 2015 e morën brenda ditës dhe e bënë anëtar kryesie. Një nga këto prapaskena që njoh filanin sille këtu, por kjo nuk është politikë.
Kur kuksianet bënë protestën kundër Rëmës për traun në rrugën e kombit, zoti Noka vinte e thoshte jemi të shitur tek Edi Rama. Pa logjikë, e ka thënë me zë e figurë në parlament. U bënë të gjitha format për të dështuar protestën dhe që ajo të mos bëhej sërish në shtator të 2017, para syve të kuksianëve këto kanë dal si njerëz që na kanë prerë në besë dhe zoti Noka e ka kuptuar. Mund ta kenë detyruara po jo këto janë marrëdhënie të brendshme brenda një lobi që funksionon aty”, tha Elezi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post