Ish-kreu i PD në degën e Kukësit, Ibsen Elezi u shpreh se lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë sjellë një shpresë dhe energji për ndryshim brenda PD.
Ai beson se kryetar i ri do të jetë Berisha nëse do të realizoheshin zgjedhjet brenda PD. Elezi sqaroi gjithashtu se nuk kishte qenë pjesë e procesit të mbledhjes së firmave por e kishte parë se mbështetja ndaj Berishës kishte qenë e madhe.
“Mua më jep shpresë procesi, jo zoti Berisha. Nëse do realizojë një kuvend me proces demokratik, kjo jep shpresë. Nëse zgjidhet apo jo ky është një aspekt tjetër. Këtu duket që Berisha për shkak të aksionit politik, nëse kandidon do të jetë kryetar i ardhshëm. Unë do isha për ndonjë variant tjetër, por mesa nuhas besoj se mund të zgjidhet. Nga ajo që do ndodhë së pari është kjo që kur mblidhet një Kuvend, ¼ kanë të drejtën të ushtrojnë veton dhe të shkarkojnë kryetarin. Ky kuvend shkrin edhe partinë jo më të shkarkojë kryetarin. Nuk mund të vendosen kufizime ndaj vullnetit të Kuvendit të PD për t’u mbledhur.
Kështu që data 11 besoj unë, do jetë ajo që do bëjë ndarjen. Nëse ky Kuvend do ketë një shumicë absolute, unë besoj se PD mund të ketë një hap përpara dhe një frymë për ringritje. Kjo e datës 18 është më shumë si lojë politike. Për shkak se gjatë gjithë kësaj periudhe, nëse Lulzim Basha sheh qartë, do të shohë se shumcia do të mblidhet në datën 11 dhe jo më vonë. Unë nuk jam i përfshirë në process, por e di se kanë firmosur pjesa më e madhe për mbledhjen e Kuvendit, është e kotë tashmë të bëhet sikur kjo nuk është e vërtetë. Unë mendoj se mbi 60% e delegatëve e kanë firmosur deri më tani madje edhe më shumë”, tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post