Matia Kaldara dhe Daniel Maldini, janë dy ish-ët që sot do të sfidojnë Milanin, pikërisht djali i Paolos ka dhënë disa deklarata, në të cilat ka treguar mbi periudhën e tij te kuqezinjtë, ku vjet u shpall edhe kampion Italie.
“E di që kam një mbiemër të rëndë, por me vitet kam mësuar ta përballoj presionin. Thonë që për mua ndërhyn im atë apo që jam ‘i rekomanduar’, por edhe nëse ka ndodhur, unë nuk e kam kuptuar kurrë. Kam punuar për këtë ditë dhe puna krah Ibrës më ka ndihmuar tej mase.
Me fjalë arrin deri sa të të ofendojë, por e bën për të mirën tënde e të përqafon. Në fillim nuk doja të isha në një skuadër me Ibrën në ndeshjet e kontrollit. Synoj të kthehem përsëri te Milani. Kam lënë shumë miq atje, Leao e Salmakers mbi të gjithë”, tha Danieli.
Diskutime rreth kësaj post