Sulmuesi i PSG-së, Linel Messi, ka bërë 17 paraqitje për klubin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe 14 asistime.
Përpara Kupës së Botës dhe play-off-it të Champions League, Messi tashmë konsiderohet pretendenti kryesor për Topin e Artë.
Ky reagim mediatik ndaj rezultateve të argjentinasit e mërziti shumë sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Në një intervistë për Get French Football News, ai deklaroi: “Kur luaja në Francë, shënova 50+ gola dhe asistime çdo sezon, por askush nuk u interesua. Tani Messi po shënon 20 gola në të njëjtën ligë dhe mediat po bërtasin për Topin e Artë. Është e padrejtë, por ka qenë gjithmonë kështu”.
Zlatan ishte ndër të nominuarit për çmimin disa herë, por kurrë nuk mori çmimin kryesor.
Diskutime rreth kësaj post