Gazetari Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shqip’ se Amerika e shpalli ish-kryeministrin Berisha “non grata” sepse kështu i rrëzoi simbolin.
Sipas tij, edhe kundërshtarët e tij janë hutuar nga kjo ngjarje, duke përmendur edhe mosreagimin nga ana e kryeministrit Rama.
“Hetimi nuk duhet të merret vetëm me vrasjen e Aleks Nikës por në tërësi me të paprekshmit. I pari është Sali Berisha. Siç thanë shkodranët “Ka zot në qiell por ka Amerikë në tokë”. Amerika në tokë bëri atë që ne nuk e bëjmë dot. Nuk e prisja të ndodhte aq shpejt.
Parashikimin tim ia kam thënë në sy Sali Berishës dhe i kam thënë që ke për të shkuar me barrelë për të rrëfyer, uroj ta ketë jetën e gjatë. Amerika e shpalli Berishën non grata për ti rrëzuar simbolin, sepse ai nuk përfaqëson më veten e tij, është njeriu më i rëndësishëm i 30 viteve të fundit, përfaqëson një lob interesash politike, ekonomike dhe kriminale në këtë vend. Këto ditë është hutuar gjithë inturazhi pas tij. Janë hutuar dhe kundërshtarët e tij. Rama nuk flet fare për çështjen”, – tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post