Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Eni Vasili pas pak muajsh do të bëhet nënë për herë të parë e dy vajzave.
E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, Eni Vasili ka zbuluar se pas pritjes së ëmbël ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë e saj me fustan të bardhë, pasi ia ka premtuar edhe bashkëshortit këtë gjë.
Pyetjes së vogëlushëve nëse do ta veshë një ditë fustanin e bardhë, Eni iu përgjigj se e ka në plan: “Në fakt, është diçka që ia kam premtuar bashkëshortit. Kemi menduar të jetë një ceremoni e vogël, në plazh, së bashku me dy vajzat tona. E kemi në plan”, – tha ajo.
Por duhet edhe pak kohë deri atëherë. Si fillim, po pret edhe pak muaj derisa të lindin dy binjaket, pastaj edhe pak sa të rriten ato që do të jenë dëshmitare të ceremisë së prindërve, e cila, pa dyshim, do të jetë edhe më e bukur nga Sofi dhe Nikol.
Diskutime rreth kësaj post